Lexoni edhe:
Të pastrohen urgjentisht nga sistemi i drejtësisë dhe të nxirren në bankën e të akuzuarve për abuzim me ligjin e shkelje të të drejtave të njeriut, gjyqtarët dhe kryegjyqtarët avokat të krimit, të instaluar nga SHIK-u
Ministria e Financave njofton për lirimin e të gjithë përfituesve të skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt, në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit.
Edhe pse kjo u parapa me masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, qytetarë të shumtë janë parë sot teksa prisnin në rend për t’u paraqitur për evidentim.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i medias ndërsa MF ka lëshuar këtë njoftim.
“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim. Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.
Ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)