Shtrëngohen masat anti- Covid, ndryshon ora policore

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 17:26
Shtrëngohen masat anti- Covid, ndryshon ora policore

Nga data 1 shtator ora policore në vendin tonë do të zgjatet me një orë duke nisur nga 23:00 deri në 06:00. Ky ka qenë vendimi që ka marrë sot Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Gjithashtu është vendosur që kush hyn në kufij të ketë pasaporte vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose prove të kalimit të covid, 6 muaj pas shërimit.

Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi këto masa anti-covid dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa vijon thirrja për qytetarët që të vaksinohen.

(Kosova Sot Online)