20 të vdekur dhe 932 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 30 gusht 2021 - 15:05
20 të vdekur dhe 932 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara me virus.

Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

30 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)