Për një jave 152 persona vdiqën nga COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 10:04
Për një jave 152 persona vdiqën nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit Kosova është duke u përballur me valën e trete te virusit COVID-19, si shkak i kësaj është rritur numri i të infektuarve dhe të vdekurve.

Numri i të vdekurve në javën e fundit është rritur ndjeshëm në krahasim me javët e kaluara, vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë humbën jetën 56 persona nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga e hëna e javës së kaluar 23 gusht deri më 30 gusht, bilanci i viktimave është 152, në mesin e tyre edhe të rinj.

Gjatë një jave ka pasur 87 mijë e 903 testime, nga të cilat 14 mijë e 355 dolën raste pozitive me COVID-19. Ndërsa po gjatë një jave u shëruan 7 mijë e 373 persona.

Deri të hënën 30 gusht 2021, Kosova ka vaksinuar 808.078 persona.

(Kosova Sot Online)