Prokuroria duhet ti heton urgjentisht dhe arreston Behxhet Pacollin e Shkëlqim Devollin për abuzimin e titullit të konsullit të nderit!

Prokuroria duhet ti heton urgjentisht dhe arreston Behxhet Pacollin e Shkëlqim Devollin për abuzimin e titullit të konsullit të nderit!
Prokuroria duhet ti heton urgjentisht dhe arreston Behxhet Pacollin e Shkëlqim Devollin për abuzimin e titullit të konsullit të nderit!

Dardan Grapci

  • 31 August 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Shkëlqim Devolli eshte i blere edhe nga Serbia edhe nga Turqia ku kane dëshirë që ta shkatërrojnë popullin e Kosovës dhe të pasurohen në kurriz të qytetareve të Kosovës, dhe nuk duhet të lejohet ta mbaj e ta abuzon titullin e konsullit të nderit.

Të gjithë e digjmë që Turqia asnjëherë nuk e ka pas për synim parësor dhe kryesor që të investojë në Kosovë në projektet e mëdha,  që të punësohen qytetarët dhe  vendi të zhvillohet, por gjithmonë janë orientuar, kanë investuar dhe kanë ndërtuar kryesisht objekte të kultit- xhamia dhe kanë hapur edhe organizata jo-qeveritare të po kësaj fryme. Ndryshe kanë vepruar në bashkëpunimin që kanë zhvilluar me shtete tjera të rajonit përreth Kosovës.  Derisa në Kosovë është investuar në renovim dhe ndërtim të objekteve të kultit, në xhami, në Serbi kanë investuar në fabrika dhe ju kanë dhënë edhe armë madje, si raport i bashkëpunimit tregtar dhe  në fushën ushtarake.

Nuk jam kundër që të investohet në zhvillim ekonomik, por duke e ditur mënyrën dhe kush po qëndron prapa këtyre investimeve jam kundër këtij zhvillimi ekonomik që  e reklamon dhe e paralajmëron kinse oligarku Shkëlqim Devolli. Dihet mirëfilli që Shkëlqim Devolli është ilegalisht i shpallur si konsull nderi në Mal të Zi, prandaj i bëj apel shtetit të Kosovës,  në veçanti AKI-s dhe Policisë së Kosovës që menjëherë pasi që të kthehet Shkëlqim Devolli nga Sarajeva në Kosovë, ta ndalojnë dhe ta marrin në pyetje,  se pse po bashkëpunon punon me Serbinë dhe Turqinë në mënyrë ilegale. Unë  kërkoj edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që ta arrestojnë Shkëlqim Devollin dhe Behgjet Pacollin. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"