Publicisti kosovar: Vëmendje qytetarë, këta kryetarë komunash nuk na duhen

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 13:34
Publicisti kosovar: Vëmendje qytetarë, këta kryetarë komunash nuk na duhen

Publicisti Emin Azemi, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos votohen ata kryetarë komunash të cilët dy muaj para zgjedhjeve aktivizohen për asfaltim rrugësh apo improvizime tjerash.

Ai ka thënë se ato punë është dashur të kryheshin më herët dhe jo pak para zgjedhjeve.

“Nuk na duhen ata/ato kryetarë komunash që katër vjet mrizojnë, nuk e lëvizin as një gur dhe vetëm 2 muaj para ZGJEDHJEVE aktivizohen, kryesisht në asfaltim dhe në ndonjë improvizim të rastit, duke bërë foto me gjithë partinë në terrenin e punëve që kanë mund të bëhen shumë më herët. Lirisht minusonia ata dy muaj gjithë kryetarëve që për një ditë duan ta trashin quranin dhe në kutinë e votimit futeni vlerësimin për punën neto, pa ata dy muaj.... “, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)