Spitali i Gjakovës: Ka mjaftueshëm oksigjen pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 08:53
Spitali i Gjakovës: Ka mjaftueshëm oksigjen pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19

Spitali i Gjakovës, ka bërë të ditur se po heq nga përdorimi bombolat me oksigjen, meqë sipas një njoftimi të fundit, pavarësisht numrit të madh të pacientëve me Covid-19 në repartet e tij, rezervuari me oksigjen të lëngshëm ka mjaftueshëm kapacitet.

Ky rezervuar sipas tyre, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.

”Spitali i Gjakovës pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.

Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gjakovës.

(Kosova Sot Online)