Mjekja po fliste për vaksinën anti-Covid, infermierja harron që ishte ndezur kamera dhe fillon të zhvishet

  • G.G /
  • 02 September 2021 - 14:00
Mjekja po fliste për vaksinën anti-Covid, infermierja harron që ishte ndezur kamera dhe fillon të zhvishet

Një detaj interesant nga lajmet e mëngjesit në televizionin publik të Serbisë, ka fituar vëmendjen e miliona njerëzve – duke u bërë hit në rrjetet sociale.

Derisa një mjeke po fliste për efektet pozitive të vaksinës anti-COVID, pas shpinës së saj një infermiere duket se nuk e kishte vërejtur kamerën dhe kolegen e saj që po jepte intervistë.

Ajo fillon të zhvishet – duke u bërë gati që ta merr vaksinën anti-COVID, duke ia marrë tërë vëmendjen ekipit të televizionit që duket e kishte vënë në fokus.

E aty menjëherë filluan talljet nga komentuesit e shumtë, duke thënë se ky do të jetë edicioni më i shikuar i lajmeve në televizionin RTS.

https://www.facebook.com/watch/?v=963495317540462

(Kosova Sot Online)