Raportohet se ministrja Gërvalla është në gjendje të rëndë, stafi i saj dhe MPJ’ja s’përgjigjen

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 18:09
Raportohet se ministrja Gërvalla është në gjendje të rëndë, stafi i saj dhe MPJ’ja s’përgjigjen

Media sot ka raportuar duke u thirrur në burime se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është në gjendje të rëndë nga COVID-19 dhe se po trajtohet në Gjermani.

Lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e tjera. Por, për këto raportime nga zyra për media e kësaj ministrie s’janë përgjigjur.

Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga kjo ministri, asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.

I pyetur nëse Gërvalla ndodhet në Kosovë, Ahmeti ka sugjeruar që për këtë punë të pyetet Aliu, e kjo e fundit s’ka pranuar të flasë dhe e ka mbyllur telefonin.

(Kosova Sot Online)