Vetëvaret në banesë 89-vjeçari

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 09:16
 Vetëvaret në banesë 89-vjeçari

Një 89-vjeçar me iniciale D.K. është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët.

Tashmë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Himarë/ Në Qeparo, është gjetur nga familjarët e tij në banesë pa shenja jete shtetasi D. K., 89 vjeç, dyshohet i vetëvarur. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)