Komuna e Prishtinës si me qenë në Siri, Shpend Ahmeti e menaxhoj 8 vite si pronë të vetën private

Komuna e Prishtinës si me qenë në Siri, Shpend Ahmeti e menaxhoj 8 vite si pronë të vetën private
Komuna e Prishtinës si me qenë në Siri, Shpend Ahmeti e menaxhoj 8 vite si pronë të vetën private

Safet Kamberaj

  • 03 September 2021 - 07:59

Shkruan: Safet Kamberaj

Në qoftë se ka ndërhyrje nga ana e prokurorisë, ka me qenë tmerri nga paslufta në Kosovë. Shpend Ahmetit do të ja zbulojnë fytyrën e tij dhe korrupsionin në të gjitha instancat deri tek lidhja me prokurorin për mbyllje të rasteve! Nga unë Safet Kamberaj, Shpend Ahmeti i ka marr disa kallëzime penale por korrupsioni qëndron ende në institucionet e drejtësisë!

Interesante! Aftësia, shkathtësia e z. Shpend Ahmeti, arrin ti mashtron, prokurorinë, gjykatat, policin! Është Hajni i pa fytyrë që ka me u mbajt mend te qytetarët e Prishtinës. Nuk ka lënë gjë të zezë pa bërë në këtë qeverisje prej dy mandatesh për 8 vite.

Akoma më keq. Po thuajse as një zë i arsyeshëm nuk u dëgjua nga ata asamblist, e deri tek punonjësit tjerë të cilëve ai me aftësitë e tija ja u mbylli gojën me anë të korrupsionit në punësime, me leje ndërtimi etj.

Konsideroj se zgjedhjet po afrohen dhe e kanë parasysh votën dhe kontributin e secilit që kanë qenë zëdhënës dhe përfaqësues të qytetarëve. Shpend Ahmeti e menaxhoj si pronë të veten Prishtinën. Kjo është një arsye e madhe pse urgjentisht duhet zbarkua Prokuroria Speciale ,këtu është ferri dhe tmerri i korrupsioni, hajni dhe keqpërdorim i pozitës që e ka Shpend Ahmeti. Komuna e Prishtinës është menaxhua sikur në Siri , qeverisje banditësh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".