Lexoni edhe:
Vitia: Nga 12 shtatori, vaksinimi do të bëhet edhe të dielave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar raportimin e sotëm se Qeveria e Kosovës ka refuzuar donacione me vaksina nga Polonia dhe Bullgaria.
Vitia ka pranuar se janë refuzuar këto donacione, pasi siç thotë ai, ka pasur rrezik që atyre t’u dalë afati.
Vitia: Nga 12 shtatori, vaksinimi do të bëhet edhe të dielaveLexoni edhe:
“Po, është e vërtetë, janë refuzuar disa donacione me vaksinën Astra Zeneca. Kanë qenë oferta për donacione, pas donacionit që kemi marrë nga Norvegjia, të cilat kanë pasur një afat skadence jooptimal, që do të na kishte garantuar administrimin për qytetarëve tanë. Ne i kemi falënderuar dhe i kemi refuzuar sepse ka pasur rrezik se nuk do të mund t’i administrojmë”, tha Vitia.
(Kosova Sot Online)