Sallonet e Ondulimit nuk punojnë nga ora 12:00 deri në 13:00, për shkak të vdekjes së Liberta Selacit

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 12:16
Sallonet e Ondulimit nuk punojnë nga ora 12:00 deri në 13:00, për shkak të vdekjes së Liberta Selacit

Në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të grimeres së njohur vushtrriase, Liberta Selaci, Sallonet e Ondulimit në komunën e Vushtrrisë nuk do të punojnë sot nga ora 12.00 deri në orën 13.00.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Frizerëve Vushtrrias përmes një njoftimi i cili është postuar në rrjete sociale ku shkruhet se nuk do të punohet një orë.

“Shoqata e frizereve ne Vushtrri njofton gjthë koleget nga ora 12:00 deri 13:00 te mbyllen te gjitha sallonet ondulimi n shenjë respekti,per make up artisten Liberta Selaci e cila vdiq sot me foshnjen e saj. Shprehim ngushllime gjithë familjes se saj dhe gjithe kolegeve

ALLAHU e meshiroft ne xhennet amin” shkruan në njoftim.

(Kosova Sot Online)