Nuk ka prokuror e gjyqëtar të guximshëm për ti dërguar të gjithë ish-kryeministrat në burg

Nuk ka prokuror e gjyqëtar të guximshëm për ti dërguar të gjithë ish-kryeministrat në burg
Nuk ka prokuror e gjyqëtar të guximshëm për ti dërguar të gjithë ish-kryeministrat në burg

Naim Miftari

  • 04 September 2021 - 09:10

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Kosova s’ka prokurori as gjyqësi, as ligj sepse përndryshe që nga ish-kryeministrat Bajram Kosumi, Agim Qeku,Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Avdullah Hoti, pothuajse të gjithë këta ish-Kryeministra vendin e kanë pasur sot me qenë në burg të dënuar për korrupcion. Të korruptuar dhe që të gjithë janë milionera dhe në liri, e na shiten si patriota, e njerëzi që tanë jetën e kane respektuar ligjin, janë në varfëri të skajshme.

Personalisht fare nuk besoj që guxojn prokurorija dhe gjygjsija e sotme Kosoves të hap ndonjë hetim serioz në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë nëpër ministri të ndryshme, me abuzim e zhvatje të buxhetit, që nga koha e qeverisjes së Hashim Thaçit si kryeminister e deri më sot. Edhe pse denonicimet po shkojnë në këto institucione të zbatimit të ligjit, unë nuk pres që të hapet ndonjë rast nga kjo prokurori dhe gjygjsi e sotme pasi që shumica e stafit të të dyja institucioneve, prokuror e gjyqëttar, janë produkt dhe seksera të PDK-së, SHIK- ut dhe LDK-së, por së fundmi edhe të AAK-së, prandaj edhe nëse eventualisht ndodhë që të hapet rasti, për cilin do denoncim, ato do të përfundojnë në fund sikur gjykimet e Sami Lushtakut për Korrupcjon apo të Adem Grabovcit. Pra edhe nëse hapen rastet do të përfundojnë pa të dënuar, sikur që ndodhi edhe me aferën e Komandantave kur ju shtuan Kosovës edhe 35.000 veteran të rrejshëm të luftes.

Sa i përket aferës së ish Qeverisë së Ramush Haradinajt me rrugën Pejë-Prishtinë të mos harroj ta ceki se kjo nuk është afera e vetme, pasi 5 milion euro ishin avulluar kinse për mirëmbajtjen e urave, vendim i Pal Lekut, pastaj dhjetëra mijëra sendviça të pa qenë, pastaj 53 lilon dhuratë nga buxhti i Kosovës Bektel Enkes, pastaj mbi 60 milion tatim që ju ka fal Ramushi si kryministër që veq ju ka tek me jua fal ambalazhuesve të ujit, dhe pastaj vjen edhe kjo afera e fundit ku dalin dikun mbi 130 miljon euro që janë keqpërdor dhe i janë avulluar Kosovës. Por mashatrojnë sepse në çdo rrug, në çdo shpronësim, në çdo kilometër të magjistraleve të shtruar pas luftës është përfituar e vjedhur duke e bërë me çmimin më të shtrenjtë në botë.

Ka pasur korrupcion anorm, janë vjedhur miliarda vetëm në qeverinë Thaçi në rrugën Prishtinë-Fushë -Kosovë- Komoran, janë vjedhur qindra miljona euro nga njerëzit e Kryministrit pastaj nga Fatmir Limaj e Adem Grabovci, kur i menagjonin shpronësimet e këtij aksi rrugor. Mos të harrojmë se në megjistrale pos polutikanëve vendor që janë përfshirë në korrupcion, ka edhe zyrtar ndërkombëtar, deri te ambasadorët e huaj, pasi që Kosova paraqet parajsën e mundësive që përmes korrupcionit të të pandëshkruar, brenda nates të bëhesh milioner.

Thotë një fjalë e vjetë se kur ne e vjedhim vetë shtëpinë, shtetin, pra popullin tonë, pse mos me na vjedh edhe të huajt! Kuka si në Kosovë më keq se politikani i korruptuar deri në gush të lejohet të bëhet multi- miljoner dhe të shëtitet i lirë, të paraqitet tërë diten nëpër televizjone, emisione, në shtyp por edhe në Parlament me të mbajtë ligjërata për sundimin e ligjit dhe të luftës kundër korrupcionit në Kosovë. Kjo është diçka tepër e tmerrshme!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".