
Lexoni edhe:
Ministri Mehaj shkruan për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së: Shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë
Thirrje qytetarët që të shmangin frekuentimin në parkun e Gërmisë, pasi policia ka informuar për një ari që ka zbritur në atë zonë.
Sipas informacioneve të para, ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj Ahmeti thotë se ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Apel për qytetarët!
Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!
(Kosova Sot Online)