16 shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë, një në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 11:48
 16 shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë, një në gjendje të rëndë

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK po trajtohen 16 shtatzëna të infektuara me COVID-19, ka njoftuar drejtori i klinikës Jakup Ismaili

Ismaili ka treguar se gjashtë shtatzëna janë me oksigjenoterapi e një është në gjendje të rëndë.

Ismaili ka thënë se të gjitha shtatzënat që janë prekur nga forma të rënda të COVID-it kanë qenë të pavaksinuara.

Vetëm brenda një jave kanë vdekur gjashtë shtatzëna në Kosovë si pasojë e COVID-19.

“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi e njëra në gjendje pak më të rënda. Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, tha ai.

(Kosova Sot Online)