Shpend Ahmeti me nëntokën dhe SHIK-un ilegal në krye po e lirojnë dorën për leje ndërtimi, dyshohet për tregti të pistë, mito e ryshfete sipas çmimit që e përcakton lidhja e krimit!

Shpend Ahmeti me nëntokën dhe SHIK-un ilegal në krye po e lirojnë dorën për leje ndërtimi, dyshohet për tregti të pistë, mito e ryshfete sipas çmimit që e përcakton lidhja e krimit!

Gani Qarri

  • 06 September 2021 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Dyshohet me shumë të drejtë, se kjo po bëhet pikërisht për njerëz që japin mito për leje ndërtimi, që ia mbushin gushën Shpend Ahmetit, përderisa për mese 15 vite, Shpendi per 8 dhe paraardhësit e tij, diskriminon publikisht pronarët e pronave të ligjshme, me pozita të ngjashme dhe në afërsi të njëjtë, duke bllokuar lejet për ta, vetëm për faktin se nuk u lidhën asnjëherë me krimin e organizuar, si dhe vazhdojnë të mos u nënshtrohen shantazheve dhe kushteve që i kërkon nëntoka e krimit të organizuar e instaluat nga SHIK-u qe nga viti 2000, shërbëtorët e te cilit janë instaluar në krye të komunës dhe mu në kabinetin që e rrethonte Shpend Ahmetin gjatë gjithë 8 viteve të qeverisjes së Prishtinës.

-Duket se sa më shumë që vazhdon të kritikohet dhe sa më tepër që afrohet fundi i mandatit të tij të dytë, Shpend Ahmeti e lëshon edhe më lirshëm dorën për vartësit e tij, me dhënien e lejeve të ndërtimit për objekte ndërtimi deri në 40 kate, përkundër përfundimit të mandatit, madje edhe në afatin e shkurtër kohor, prej vetëm dy-tre muajsh, që atij ika mbetur, para se të përshëndetet definitivisht me postin e të parit të kryeqytetit.

Kështu qe me shumë të drejtë shtrohet edhe pyetja se si në të njëjtën lagje, njerëzve në pronën e tyre, nuk u jepet leja e ndërtimit dhe për faktin se kjo qeverisje komunale vazhdon të udhëhiqet 100% nga SHIK-u ilegal, lejet e ndërtimit i ruajnë për familjarët e bashkëpunëtorët, dhe japin njerëzve të përzgjedhur, jo me ligj dhe tenderime të rregullta, por sipas preferencës dhe atyre që paguajnë harraqin e kërkuar nga SHIK-u ilegal, të njohur në vend si mito. Ndaj dhe lind pyetja e patejkalueshme për Shpendin dhe bashkëpunëtorët e tij, se si është e mundur që në të njëjtin lokacion, ku në të kaluarën ishte ndaluar për mese 7 vite, në grup, dhënia e lejeve të ndërtimit nga Isa Mustafa dhe Sami Hamiti dhe për afro 8 vjet tjera të Shpend Ahmetit me Dardan Sejdiun Ardian Ollurin e të tjerët, tash në përfundim të mandatit, vijnë rastet kur me urdhër të SHIK-ut, brenda muajsh në të njëjtën lagje jepet leje me të gjitha kushtet e kërkuara, siç është edhe kompleksi “OAK Touer, në lagjen e Lakërishtës në Prishtinë.

Për t’u bërë këto leje edhe më të dyshimta, kërkesa për ndërtim është bërë vetëm më 26-03 2021, kurse vendimi pozitiv, është dhënë vetëm rreth dy muaj më vonë, pra më 27-05 2021, ndaj megjithëse askush nuk ka asgjë kundër askujt që e merr lejen më të drejtë dhe për ndërtim në pronën e tij, por i njëjti ligj dhe e drejtë, duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

Përndryshe po dëshmohet publikisht dhe me fakte, se për pronarët e pa korruptuar dhe të pa shantazhuar, që kërkojnë të drejtën e ndërtimit në pronat e tyre, leja e ndërtimit mbetet diçka e ndaluar dhe pamundur të realizohet, sepse para rrjeteve të krimit të organizuar dhe lidhjeve mafioze nuk mund të dominojë ligji, dhe as të gjejë veprim drejtësia.

Fakti se lejet e ndërtimit, në lagje të njëjtë, si “Lakërishta” lëshohen me lidhje dhe duke dhënë edhe mito, e dëshmon më së miri rasti dhënës së lejes oligarkut Latif Kryeziu&Arber Kryeziu, por lejet e ndërtimit nuk u jepen edhe atyre që nuk futen në lojëra te paligjshme e kriminale, përderisa njerëzve në pushtet, mbrojtjen dhe avokatinë, ua bëjnë vetë prokurorët e kriminalizuar në zyrat e shtetit, të cilët në vend se t’i ndjekin pushtetarët e inkriminuar për shkelje të ligjit dhe lidhjeve me krimin e organizuar, ata as nuk ngritin fare padi për bllokim të pa drejtë të lejeve ndërtimore, për pronarët e ligjshëm, por vazhdojnë ti mbrojnë vet shkelësit e ligjit.

Ndaj përderisa jemi në një situatë të tillë alarmante ligjore, megjithëse ende mendojmë se kemi edhe prokurori, lind pyetja reale, se kemi apo jo, vërtetë prokuror që dinë dhe dojne të hetojnë dhe e ngritin kallëzime penale, si dhe gjyqësi që është në gjendje të veprojë kundër pushtetarëve të inkriminuar, sepse për këto dy dekada të kaluara, nuk kanë reaguar asnjëherë, madje as sot nuk ndërmarrin asgjë kundër rrjeteve kriminale e mafioze ,te nëntokës dhe grupeve mafioze, përderisa nuk vjen një prokurori e shëndosh në vend dhe nje gjyqësi e zonja që është në gjendje ta zbatojë ligjin e bëjë ndjekjen dhe hetimin e krimit të organizuar anë e mbanë Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".