2629 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 12:28
2629 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë

Rastet e para me koronavirus në Kosovë u shfaqën me datën 13 mars të vitit 2020.

Që nga atëherë, 152 mijë e 169 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar.

Për shkak të Covid 19, në Kosovë kanë humbur jetën 2629 persona që nga fillimi i pandemisë.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 24 persona.

Nga 152 mijë e 169 raste pozitive sa janë shënuar në Kosovë nga 13 marsi i vitit të kaluar, 123 mijë e 852 persona e kanë fituar betejën me Covid 19.

(Kosova Sot Online)