Mediat zvicerane shkruajnë për falsifikimin e testeve të Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 12:54
Mediat zvicerane shkruajnë për falsifikimin e testeve të Covid-19 në Kosovë

Mediat zvicërane kanë ndezur alarmin pas rritjes së rasteve me Covid-19. “Blick” shkruan se rritja e rasteve nga diaspora shqiptare ka ardhur edhe si pasojë e falsifikimit të testeve për Covid-19.

Në artikullin e Blick thuhet se në Kosovë janë falsifikuar dhe shitur teste të panumërta PCR.

Sipas gazetës zvicëriane, çmimi për një test të falsifikuar PCR në Kosovë ka shkuar deri në 800 franga.

Tutje thuhet se Policia në Kosovë ka identifikuar laboratore që kryejn falsifikimin e testeve, duke përmendur një laborator në qytetin e Podujevës.

“Në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR. Në një rast, autoritetet kapën disa kompjuterë” thuhet në shkrimin e Blick.

Gazeta zviceriane ka publikuar edhe intervista duke ua fshehur identitetin personave të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste false dhe se kanë paguar para për të marrë testin negativ.

(Kosova Sot Online)