Nuk i respektoi masat, mbyllet lokali që menaxhohet nga deputetja e VV-së

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 15:33
 Nuk i respektoi masat, mbyllet lokali që menaxhohet nga deputetja e VV-së

Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin janë duke mbyllur çdo lokal i cili nuk është duke respektuar masat anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e këtyre lokaleve që është mbyllur në Prishtinë është edhe ai që menaxhohet nga deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi.

Për shkak të shkeljeve të masave anti-Covid, lokalit në fjalë i është vënë dryni.

Gazeta infokus ka siguruar edhe fotografi, ku shihet letra e vendosur në derën e këtij lokali, e ku thuhet “Ndalohet përkohësisht veprimtaria”.

(Kosova Sot Online)