Këta janë numrat e partive në fletëvotim në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 11:36
 Këta janë numrat e partive në fletëvotim në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

KQZ ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. Nga shorti i tërhequr Lidhja Demokratike e Kosovës ka numrin 160 në fletëvotim, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 144 në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

PDK-ja do të garojë me numrin 177 në fletëvotim, ndërkaq Nisma Socialdemokrate me numrin 119.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 121 në fletëvotim.

Përshkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, partitë opozitare kanë propozuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 10 ditë.

(Kosova Sot Online)