Blenë shtëpi, pronarët e rinj gjejnë mbishkrim interesant në mur

  • G.G /
  • 08 September 2021 - 13:11
Blenë shtëpi, pronarët e rinj gjejnë mbishkrim interesant në mur

Disa javë pasi blenë një shtëpi, pronarët e rinj gjetën një mbishkrim interesant në një pjesë muri. Ngjarja ndodhi në New Jersey të Shteteve të Bashkuara.

Mesazhi ishte i shkruar në një pjesë të murit të qilarit, shkruan Fox News.

“Vajza ime po largonte disa gjëra dhe e pa shkrimin. M’u rrëqeth trup dhe sytë mu mbushën pak me lot, sinqerisht”, tha pronarja e re, Susan Marie Smuzinsky.

Në të vërtetë, ajo kishte jetuar afër kësaj shtëpie për një kohë para se ta blinte dhe kishte pak informata rreth një çifti, që jetonte në të më herët.

“I njihnim, por jo mirë. Burri vdiq nga kanceri dhe gruaja shkoi në një shtëpi kujdesi disa vjet më vonë”, tha Smuzinsky.

Në mesazhin e shkruar në mur thuhet: “Kjo shtëpi ka shumë kujtime të bukura. Ne jetuam, dashuruam, qeshëm, qamë dhe luajtëm këtu. Lutemi që edhe ju do të bëni kështu. Zoti ju bekoftë!”

(Kosova Sot Online)