11 ditë e intubuar në spital, adoleshentja ka një mesazh

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 17:26
11 ditë e intubuar në spital, adoleshentja ka një mesazh

Një 15-vjeçare, kaloi 11 ditë e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte infektuar më Covid-19.

Për fat të mirë e reja e fitoi betejën me koronavirusin dhe tani gëzon shëndet të mirë.

“Përjetova momente të frikshme, nuk dija se çfarë të prisja”, tha nëna e adoleshentes.

Adoleshentja ndihet ende e dobët pas luftës me virusin, dhe  po kurohet për të rikuperuar fuqinë e humbur, shkruan Daily Mail.  

Prandaj ajo ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj:”Ju lutem vaksinohuni, unë do të vaskinohem  me mundësine e parë që do më jepet. Nuk dua që askush të kalojë atë që unë kalova”, thotë 15 vjeçarja.


(Kosova Sot Online)