Vdes nëna e kryetarit të Vitisë

  • E.K /
  • 09 September 2021 - 09:18
Vdes nëna e kryetarit të Vitisë

Ka ndërruar jetë nëna e kryetarit të Vitisë, Sokol Halitit.

Lajmin e ka bërë të ditur Haliti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Lamtumirë e shtrenjta NËNË!

Me zemër të thyer ju njoftoj se, pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë shkoi në amshim nëna jonë, Shefkide Haliti.

Ikja e saj na pikëlloi së tepërmi, sepse e kishim shtyllë të shtëpisë. Ajo na rriti e na mësoi si të jetojmë me nderë e inetegritet.

Kujdesi, dashuria, këshillat dhe fjalët e saj magjike do të na ndriçojnë rrugën ndër breza.

Të afërm, miqë e bashkëqytetarë, ju njoftojmë se ceremonia e varrimit, do të bëhet vetëm nga familjarët, për shkak të masave mbrojtëse nga Pandemia. Poashtu, pritje nuk do të ketë, prandaj jemi të detyruar që ngushëllimet t’i pranojmë vetëm nga distance”, ka shkruar Haliti.

(Kosova Sot Online)