
Lexoni edhe:
Kujdes do të ndryshojnë rregullat e hyrjes nga fundi i shtatorit
Gjykatësi që po i gjykon të dyshuarit për sulmet terroriste në Paris, në të cilat u vranë rreth 130 persona, e ndërpreu përkohësisht seancën të enjten, pasi i pandehuri kryesor për të dytën ditë radhazi bëri deklaratë që u cilësua politike.
Gjykatësi ia dha të drejtën e fjalës të dyshuarit Salah Abdeslam gjatë diskutimit rreth lejimit të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të viktimave në procesin e gjykimit, shkruan Reuters.
Kujdes do të ndryshojnë rregullat e hyrjes nga fundi i shtatoritLexoni edhe:
Abdeslam pyeti nëse viktimat e luftërave në Siri e Irak do të ftoheshin për të dëshmuar dhe pretendoi se ai dhe të pandehurit tjerë po trajtohen sikur tashmë të jenë shpallur fajtorë.
Ai gjithashtu tha se disa nga të akuzuarit nuk ishin të përfshirë në komplotin e sulmeve në Paris dhe se vetëm e kishin ndihmuar atë për shkak të “zemërgjerësisë”, sepse ishin miqtë e tij.
Gjykatësi vazhdimisht ia tërhoqi vërejtjen të akuzuarit se po fliste jashtë temës së seancës dhe në fund ia ndali mikrofonin, sipas reporterit të agjencisë “Reuters”, i cili ndodhej në sallën e gjykatës ku u mbajt seanca.
I akuzuari vazhdoi të fliste edhe pas tërheqjes së vërejtjes dhe gjykatësi e urdhëroi pezullimin e seancës. Seanca vazhdoi rreth 25 minuta më pas.
Abdeslam besohet se është sulmuesi i vetëm i mbijetuar i grupit që i kreu sulmet në Paris në nëntor të vitit 2015. Të mërkurën, ai tha në gjykatë se është ushtar i Shtetit Islamik dhe më vonë u ankua se ai dhe të pandehurit e tjerë po trajtohen si qen.
(Kosova Sot Online)