Falsifikoi testet për Covid-19, arrestohet pejani

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 09:55
Falsifikoi testet për Covid-19, arrestohet pejani

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me llogo të një laboratori.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

Pejë, 09.09.2021 – 16:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me llogo të një laboratori. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)