Mjaft me premtime të mëdha, qytetarët janë në pritje të Qeverisë që nga zotimet të kalon në vepra!

Mjaft me premtime të mëdha, qytetarët janë në pritje të Qeverisë që nga zotimet të kalon në vepra!
Mjaft me premtime të mëdha, qytetarët janë në pritje të Qeverisë që nga zotimet të kalon në vepra!

Faik Krasniqi

  • 10 September 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Nga kjo qeveri, deri më tash përveç fjalëve, ende nuk kemi parë asgjë konkrete. Fjalë kryesisht boshe por me opium. Dokumentet për Gjenocidin serb kanë mundur t'i bëjnë edhe sa kanë qenë në opozitë. Jo vetëm këtë por të gjitha gjërat që i kanë premtuar. Padia për Gjenocid kundër Serbisë, Vettingu në drejtësi, Konfiskimi i Pasurisë së Pajustifikueshme, Banka Zhvillimore e dhjetëra premtime të tjera.

Këtu ka diçka qe nuk po ecë. Kanë premtuar shumë dhe gjërat i kanë kapur për bishti. Ose nuk kanë besuar që do të vijnë në pushtet, ose s'janë të sigurt ose janë duke manipuluar. Siç po shihet edhe me dialogun nuk ka ndonjë plan konkret, ashtu siç nuk ka për gjithë ato që i ka premtuar. Këtyre po u duket që po qeverisin mirë. Unë s'po shoh ende ndonjë dallim me qeveritë e kaluara. Me përjashtim të korrupsionit që është herët të flitet. Kanë dhënë tenderë një burimorë që është e paligjshme. As këta s'janë imun ndaj dukurive të këqija. Me punësime dhe emërime kanë bërë namin. Këto të gjitha mundë t'u kthehen bumerang në zgjedhjet lokale. Nëse hajnat e dy dekadave na vijnë prapë në pushtet, do të jetë për fajin e LVV.

Për dështimet e tyre. Jo për fajin e popullit. Populli i ndëshkoi hajnat më 14 shkurt. E dhanë provimin. Kurse këta veç përralla! Drejtësia tek ne është akoma një fjalë abstrakte që është shpikur nga të padrejtit, nga hienat dhe horrat e politikës. Drejtësia tek ne është akoma iluzion - ajo nuk ekziston, në kuptimin e thellë të fjalës. Sa më qeshet kur thuhet ligji është i njëjtë për të gjithë, lëre më pastaj se sa i drejtë është ligji, kur të gjithë ne e dimë se këtu ligji nuk është i njëjtë për të gjithë. Psh. dikujt i lejohet të mashtrojë, të vjedhë, të korruptohet, të kërcënojë, ndërsa tjetërkujt jo. Dikush për mos pagesë të një fature dënohet me disa muaj burg, e dikush tjetër vret, vjedh e abuzon me miliona dhe nuk preket nga ligji!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".