Veterniku bllokohet nga një aksident trafiku

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 13:46
Veterniku bllokohet nga një aksident trafiku

Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Veternik” të Prishtinës, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Ahmeti.

Lexues kanë dërguar pamje pas aksidentit në Vternik.

(Kosova Sot Online)