Kryespiuni britanik: Ardhja e talibanëve në pushtet i ka trimëruar ekstremistët

  • G.G /
  • 10 September 2021 - 13:07
Kryespiuni britanik: Ardhja e talibanëve në pushtet i ka trimëruar ekstremistët

Rënia e Afganistanit në duart e talibanëve me gjasë i ka trimëruar terroristët në Britaninë e Madhe, paralajmëroi shefi i shërbimit sekret britanik, MI5.

Ken McCallum i tha televizionit BBC se ndonëse kërcënimi nga terrorizmi nuk ndryshon brenda natës, mund të ketë një nxitje morale për ekstremistët.

Kryespiuni britanik tha se vendi i tij duhet të jetë syçelë për shkak të rritjes së terrorizmit të frymëzuar, duke shtuar se 31 komplote për sulme janë zbuluar në Britani në katër vitet e fundit.

McCallum tha se vetëm gjatë pandemisë janë zbuluar gjashtë komplote për sulme. Ndonëse shumica e komploteve po përgatiteshin nga ekstremistët islamikë, kishte edhe rritje të numrit të planeve për sulme nga terroristët e së djathtës ekstreme.

“Më vjen keq ta them, kërcënimi nga terrorizmi në Britani të Madhe është i vërtetë dhe gjë që zgjat”, tha McCallum.

“Nuk ka dyshim që ngjarjet në Afganistan i kanë trimëruar disa nga ata ekstremistë, prandaj vigjilenca ndaj këtyre rreziqeve është fokus i organizatës sime, bashkë me disa rreziqe tjera”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)