Përjashtimi i Berishës, ish-deputeti i PD ironizon ish-kryeministrin: U ule te karrigia ime! Na largove në grup! Të kujtohet çfarë na thoje….

  • G.G /
  • 10 September 2021 - 16:05
Përjashtimi i Berishës, ish-deputeti i PD ironizon ish-kryeministrin: U ule te karrigia ime! Na largove në grup! Të kujtohet çfarë na thoje….

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, i cili u përjashtua nga radhët e PD-së, bashkë me Ilir Rusmaili dhe Viktor Gumin ka ironizuar me ish-kryeministrin Sali Berisha për ‘dëbimin’ që iu në nga Grupi i PD.

Fatos Hoxha në një status në Facebook thekson se Sali Berisha u ul në karrigen ku ky i fundit ulej kur ishte në Kuvend dhe ka kujtuar se si sillej Berisha me të dhe deputetët e tjerë të cilët votonin kundër.

“Doktor, urime per fillimin e legjislatures se re.  Unë u gezova shume, sepse je ulur ne karrigen ku ulesha une dikur dhe me riktheve kujtimet.  Unë dhe koleget e mijë qe uleshim ne rreshtin e fundit nuk ishim vetem “back-bencher”, por edhe kandidate për t’u përzenë nga partia.

Te kujtohet kur thoje per ne: “vota e tyre kundër nuk do mbahet shënim ne memorien historike te partisë, nuk do kete asnjë pasoje”.

Ne kishim votuar kundër një pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut ketë. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.

Pastaj na përzure ne grup. Tani Luli pabesisht te beri “beck-bencher”, si ne, duke te lavderuar. Une nga ajo karrige ruaj kujtime te mira, sepse sa kohe ulesha aty populli me respektonte si njeri me integritet, te pastër e me dinjitet.

Unë edhe sot jam krenar, sepse ate karrige ku ulesha nuk e turpërova kurrë. Po ti, do ta nderosh dot?”, thekson Fatos Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=XGsr1VFds_k&feature=youtu.be

(Kosova Sot Online)