Rama bën dallimin mes “prishtinalive” dhe të tjerëve

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 19:01
Rama bën dallimin mes “prishtinalive” dhe të tjerëve

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka folur sot për kandidaturën e tij në zgjedhjet komunale.

Ai ka thënë se është I bindur në fitoren e tij, për të cilën ka pretenduar se do ta arrijë pa balotazh në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në po të njëjtën intervistë, kandidati i LDK’së për kryetar të komunës kryeqytetase ka tentuar ta definojë qytetarin e Prishtinës.

Madje Rama ka treguar elementet që e përbëjnë dallimin mes prishtinasve dhe të tjerëve.

“Duhet me e pas atë mendjen e prishtinalisë, s ka lidhje a je lind këtu a jo. Unë i shoh prishtinalitë, mendje hapur, zemër gjerë, kreativ, invoativ, të pavarur në mendime të veta, unik. Kjo të definon si të Prishtinës”, ka thënë Rama

(Kosova Sot Online)