Tragjike: Kamioneta godet për vdekje fëmijën 1-vjeçare në Prishtinë

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 18:09
Tragjike: Kamioneta godet për vdekje fëmijën 1-vjeçare në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë. Një kamionetë ka goditur një fëmijë të moshës 1-vjeçare, me ç’rast viktima ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020).”

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”.

Tutje ajo ka shtuar se me vendimin e prokurorit ngasësi i automjetit është dërguar në ndalim për48 orë.

“Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksident”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)