E konfirmon Policia: Dy persona vranë një 50 vjeçar në kafene dhe u larguan

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 23:20
E konfirmon Policia: Dy persona vranë një 50 vjeçar në kafene dhe u larguan

Një person i moshës 50-vjeçare është qëlluar për vdekje sonte rreth orës 19:45 në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se viktima ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri kur u qëllua me armë zjarri nga dy persona të cilët kanë ikur.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kani ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusave. Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes ësht siguruar, njoftohet se viktima e cekur eshte pa shenja jete. Per informata tjera ju njoftojmë me raport te shpejtë.

(Kosova Sot Online)