Lirim Jakupi, i famshmi për arratisje nga burgu, dyshohet se vrau 50-vjeçarin në Gjilan

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 23:31
Lirim Jakupi, i famshmi për arratisje nga burgu, dyshohet se vrau 50-vjeçarin në Gjilan

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona sonte në qytetin e Gjilanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i ndjeri ka qenë duke pirë kafe kur dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Lirim Jakupi është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 50 vjeçarit sonte në Gjilan, sipas mediave.

Lirim Jakupi është i njohur për vepra penale si vrasje e arratisje nga burgu.

Ai ishte luftëtari i tri luftave në trojet shqiptare, atë të Kosovës, të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si dhe luftës së Maqedonisë.

Image

Ai përjetoi burgjet e UNMIK-ut, burgjet e Kosovës, EULEX-it, Maqedonisë, KFOR-it, Serbisë dhe shumë procese tjera.

Lirim Jakupi ishte përballur me shumë akuza nga drejtësia si ajo vendore, serbe e ndërkombëtare për krime lufte.

Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi akuzohej nga EULEX-i. Ndaj Jakupit edhe ishte ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

(Kosova Sot Online)