Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, emërohet shef i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 14:04
Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, emërohet shef i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl është emëruar Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së që do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Mandl në një deklaratë për emërimin e tij në krye të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë, është shprehur i bindur se ky mision do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor.

“Jam i kënaqur që BE-ja më ka besuar përgjegjësinë e udhëheqjes së Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë. Jam i bindur se misioni do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të bisedoj në teren me autoritet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë elektoral”, ka thënë Mandl.

(Kosova Sot Online)