A mundet Arben Vitia t’i shtyjë zgjedhjet lokale?

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 21:45
 A mundet Arben Vitia t’i shtyjë zgjedhjet lokale?

Partitë politike dje nuk u pajtuan për shtyerjen e zgjedhjeve lokale në vend. Presidentja tha se Ministria e Shëndetësisë është kompetente që t’i shtyjë zgjedhjet, por sipas juristëve, një vendim i tillë vetanak nuk mund të merret nga kjo ministri.

Por, njëjtë nuk veprohet edhe kur ato nënkuptojnë shtyrjen e zgjedhjeve.

Shumica e partive politike, u shprehen kundër kësaj ideje në takimin konsultativ të thirrur nga e para e shtetit.

Në fakt, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ishin të vetmit që ishin pro rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ndonëse para 7 muajve vetë mblidhnin mijëra njerëz në fushatën zgjedhore.

Megjithatë Presidentja nuk mundi ta marr një vendim të tillë, pasi që nuk kishte konsensus mes subjekteve politike.

Mirëpo, kjo tha se edhe Ministria e Shëndetësisë është kompetente që t’i shtyjë zgjedhjet, veçse sipas saj nuk do ishte mirë pa një pajtim mes të gjitha partive.

Këtë e parasheh ligji për pandeminë i miratuar vitin e kaluar, që e autorizon MSH-në të kufizojë disa të drejta dhe liri të njeriut.

Por, juristi Ehat Miftaraj thotë se marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, një vendim i tillë vetanak nuk mund të merret nga Arben Vitia.

Edhe përkundër faktit qe Kuvendi e ka autorizuar MSH-ne, një vendim sa i përket shtyrjes se zgjedhjeve nuk i takon pa një konsultim paraprak.

Sipas tij, gjithçka tjetër do ishte shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe rrjedhimisht, shkelje e rëndë e Kushtetutës.

(Kosova Sot Online)