Ministri i Mbrojtjes jep superlajmin për Kosovën nga Mbretëria e Bashkuar

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 23:44
Ministri i Mbrojtjes jep superlajmin për Kosovën nga Mbretëria e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nda një lajm të mirë në rrjete sociale të cilin ai e ka arritur sot në Mbretërinë e Bashkuar.

"Sot, së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappey nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.  
Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kemi rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta operacionale dhe shkëmbim të praktikave më të mira. 
Falënderim dhe mirënjohje  e thellë për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë tonë!", ka shkruar Mehaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)