Krasniqi pas takimit me Lajçak: UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 13:35
Krasniqi pas takimit me Lajçak: UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur sërish për arkivat e UÇK-së.

Krasniqi tha se edhe në takimin me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka ngritur çështjen e arkivave të UÇK-së.

“Qëndrimi ynë sa i përket arkivave është publik, ne e kemi thënë vazhdimisht. Unë edhe sot në takim me z.Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne besojmë që fokusi duhet të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet askush që të tentojë me çështje më sporadike të ik nga obligimet e mëdha që i kanë”, tha Krasniqi në konferencë.

“UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër që në një formë apo tjetër me qëllim apo qëllim thotë diçka të tjetër e thotë një të pavërtetë dhe shkakton konfuzione të cilat mund të jenë në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës që tashmë është pjesë e diskursit publik dhe sulmit politik të Sërbisë ndaj Kosovës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)