Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve në Gjakovë(Foto)

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 15:21
Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve në Gjakovë(Foto)

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë në Gjakovë, pas veprimeve operativo hetimore, sot me datë 17.09.2021 ka realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e njëjtë të realizuar në muajin gusht të këtij viti, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (S.M), për posedim të narkotikëve.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjakovë, sot është arrestuar edhe personi i dytë (B.Sh.), nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë (B.Sh.) janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: -Një qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram, 138 qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram, pPara të gatshme 145 euro dhe 30 Franga, dy telefona mobil te llojit Samsung dhe dy letërnjoftim dhe një patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar nga i dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës.

“Në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në komunikatënh e PK-së.

(Kosova Sot Online)