Tha se "është i gatshëm të vdes për Mitrovicën", Bahtiri sfidohet nga një ish-ushtarak

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 19:20
Tha se

Ish-ushtaraku, Xhafer Preteni ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri i cili tha se "është i gatshëm të vdes për Mitrovicën".

Preteni përmes një postimi në Facebook e ka pyetur Bahtirin se a i vie turp kur kalon para varrezave të dëshmorëve në Shipol, të cilave thotë se shumica e fotografive mbi varre janë shlyer gjatë mandatit të Bahtirit si kryetar.

Tutje ai i drejtohet Bahtirit duke e pyetur a turpërohet edhe kur merr pjesë në promovimin e dokumentarëve për dëshmorët e kombit, për të cilët ia rikujton se nuk ka ndarë asnjë cent nga buxheti komunal.

Ai shton se kur qytetari i Mitrovicës e di faktin se kryetari i ka lënë në këtë gjendje varrezat dhe vlerat e atyre që vdiqën për Mitrovicën dhe Kosovën si do t'i besojë demagogjisë së tij se është i gatshëm të vdes për ta.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj deklarimit të mbrëmshëm të kryatarit në ikje Agim Bahtiri në emisionin "Context" ATV se është i gatshëm të vdes për Mitrovicën!

I nderuari Kryetar në shkuarje Agim Bahtiri!

Mbrëmë në emisionin "Context" ATV je deklaruar se je i gatshëm të vdisësh për Mitrovicën!

Para se ta "ndërmarrësh një hap të tillë patriotik" mu përgjigj të lutem në këto tri pyetje?

1. A turperohësh kur kalon para Varrezave të Dëshmorëve në Shipol, ku shumica e fotografive mbi varre janë shlyer gjat kohës në mandatin tuaj si kryetar? (shih në foto)

2. A turpërohesh kur merr pjesë në manifestimin e Betejave të Lavdishme të UÇK-së, ku ranë dhjetëra Dëshmorë, e kalon pran pllakave përkujtimore të shlyera gjat kohës në mandatin tuaj si kryetar?(shih në foto)

3. A turperohësh kur merr pjesë në promovim të filmave dokumentarë për Dëshmorët e Kombit e nuk e ke nda asnjë cent nga bugjeti komunal për financimin e tyre?

Kur Qytetari i Mitrovicës e din faktin se i ke lënë në këtë gjendje varrezat dhe vlerat e atyre që vdiqën për Mitrovicën dhe Kosovën si do t'i besojnë demagogjisë tënde se je i gatshëm të vdisësh për ta?!!

Mjaft më mjaft!

Mitrovica ka dinjitet!

P.S. Për shkak të ndieshmërisë së familjeve të Dëshmorëve (që ju këkoj falje edhe për këtë foto) nuk i detajizova me foto tjera gjendjen e mjerueshme të varrezave!

(Kosova Sot Online)