Djali i Komandant Drinit: Shpresoj që Qeveria Kurti dy t’a pagëzojë rrugën Prizren-Tetovë më emrin e babait

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 20:27
Djali i Komandant Drinit: Shpresoj që Qeveria Kurti dy t’a pagëzojë rrugën Prizren-Tetovë më emrin e babait

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore gjatë ditë së enjte mbajtën mbledhjen e parë në histori si dy vende të pavarura.

Në këtë mbledhje, dy qeveritë nënshkruan 11 marrëveshje, përfshirë edhe projekton e rrugës Prizren-Tetovë.

Ky projekt ishte propozuar nga ish-komandanti i UCK-së, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini.

Për këtë, ka reaguar edhe djali i Projekti për autostradën Prizren-Tetovë që ishte i ideuar nga Ekrem Rexha i njohur ndryshe si komandant Drini, para 22 vjetësh ende ka mbetur veç në letër.

Djali i komandant Drinit, Eki Rexha thotë se shpreson që Qeveria Kurti 2 do ta marrë parasysh faktin që kjo rrugë është propozuar nga babai i tij, komandant Drini dhe që emrin e kësaj rruge ta pagëzojë me emrin e tij.

“Ky projekt qysh para 22 vitesh u propozua nga Ekrem Rexha, komandant Drini. Me shpresë që Qeveria Kurti2 do t’i marrë parasysh se të paktën kjo rrugë të pagëzohet me emrin e komandantit, njëkohësisht edhe ideator i projektit”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)