Ministria publikon raportin për vdekjet dhe rastet e reja në 24 orët e fundit

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 15:03
Ministria publikon raportin për vdekjet dhe rastet e reja në 24 orët e fundit

11 raste të vdekjes dhe 259 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 850 pacientëve dhe vaksinimin e mbi 18 mijë qytetarëve.

“Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Në total numri i rasteve aktive është 11.862”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2091654707658772

(Kosova Sot Online)