Pensione më të larta për gratë në Zvicër
Gratë e brezit kalimtar të prekur nga rritja e moshës së pensionit nga 64 në 65 vjeç duhet të marrin një pension shtesë që varion nga 100 dhe 240 franga në muaj, në varësi të pagës së tyre vjetore gjatë punës, propozoi Këshilli i Shteteve.
“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.
Mosha e pensionit për gratë u rrit nga 64 në 65 në qershor të këtij viti, si pjesë e reformës më të gjerë për të stabilizuar skemën e pensioneve deri në vitin 2030.
(Kosova Sot Online)