Rakiq nga Jarinja në panik: I bëj thirrje Vuçiçit të reagojë

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 10:14
Rakiq nga Jarinja në panik: I bëj thirrje Vuçiçit të reagojë

Sot në mëngjes, udhëheqësit e Listës Serbe erdhën në vendkalimin administrativ të Jarinjes për t'i dhënë mbështetjen e tyre serbëve të grumbulluar, pas shfaqjes së njësive speciale të Prishtinës Rosso.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakić, si dhe kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, janë së bashku me qytetarët.

Rakiq i bëri thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë.

Siç deklaroi kryetari i Listës Serbe, ky nuk është një aksion, por një reagim ndaj asaj që bëri Prishtina.

"Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen, dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngrejë tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit, të cilët janë të shqetësuar se si do t'u sigurojnë bukë fëmijëve të tyre. Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe pyetëm për ndihmën e BE. Dhe i bëj thirrje Presidentit Vuçiç, Vuçiç të reagojë" tha Rakic.

https://www.youtube.com/watch?v=yalp0t3T0-s&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)