Vizitë ish-eprorëve të UÇK-së, zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë nisen për në Hagë

  • E.K /
  • 20 September 2021 - 19:07
Vizitë ish-eprorëve të UÇK-së, zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë nisen për në Hagë

Një delegacion zyrtarësh nga Ministria e Drejtësisë, janë nisur sot për në Hagë.

Të njëjtit pritet ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara, ku po qëndrojnë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nisja e tyre bëhet e ditur nga Genc Nimoni, pjesë e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka ndarë përmes një llogarie në Instagram fotografi.

Fotografi të ngjashme ka ndarë edhe Pranvera Ejupi–Hajzeraj nga po ky dikaster.

(Kosova Sot Online)