Agim Bahtiri flet për zgjedhjet në Mitrovicë: Nuk hy në një garë nëse s’jam i bindur në fitore

  • E.K /
  • 20 September 2021 - 23:32
Agim Bahtiri flet për zgjedhjet në Mitrovicë: Nuk hy në një garë nëse s’jam i bindur në fitore

Kandidati i VV’së për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtiri shprehet i bindur në fitore në zgjedhjet e 17 tetorit. Thotë se nuk hyn në asnjë garë nëse nuk është i bindur në fitore.

“Kurrë në jetën time nuk jam futur në një garë kur nuk dihet qind për qind që fitojë”, thotë Bahtiri.

“Bëhu i bindur dhe shumë i sigurt, lidhu me kë të duash, me sa të duash, ki me qenë fitues sepse nuk ka njeri e më së paku PDK që e mund Lëvizjen Vetëvendosje dhe Agim Bahtirin”, tha ai.

“Mitrovica ka pasur mjaft të këqija me PDK’në dhe ata njerëz i mbajnë mend shumë gjëra të këqija”, tha Bahtiri.

“Lidhu me kë të duash kjo është e përfunduar, e kryer hala para se me ja nis”, shtoi Bahtiri.

(Kosova Sot Online)