Kryeministri Kurti pret sot Kryeparlamentaren e Shqipërisë

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 09:44
Kryeministri Kurti pret sot Kryeparlamentaren e Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga zyra për informim e Kryeministrit të Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti dhe Nikolla do të takohen në orën 11:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më 10 shtator, dhe kjo është vizita e parë zyrtare e saj në Kosovë, pas marrjes së detyrës.

(Kosova Sot Online)