Shefi i UNMIK-ut bën thirrje që Kosova e Serbia të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur tensionet

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 12:51
Shefi i UNMIK-ut bën thirrje që Kosova e Serbia të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur tensionet

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të ulin tensionet e të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme.

Tanin ka thënë se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe se duhet të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive.

“Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik”, tha Tanin.

(Kosova Sot Online)