Vjosa Osmani takohet me Bill Clintonin: Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 15:13
Vjosa Osmani takohet me Bill Clintonin: Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Osmani ka thënë se është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë e saj. Ndërsa e ka falenderuar Clintonin, Osmani ka publikuar disa fotografi me të.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.

Ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi pasi në vitin 2019 mbërriti në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

(Kosova Sot Online)