Kosova, vendi i parë në rajon për vdekje të punëtorëve

  • E.K /
  • 23 shtator 2021 - 23:30
 Kosova, vendi i parë në rajon për vdekje të punëtorëve

Zjarrfikësit, policët, e as punëtorët e sektorit privat ndër vite nuk kanë sigurime shëndetësore.

Ndër vite ka udhëhequr me operacionet e zjarrfikësve.

Latif Zeka, komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Prishtinë ka drejtuar këtë institucion me shumë vështirësi.

Me të marr informacion janë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me zjarrin e për të shpëtuar një jetë.

Ani pse nuk kursejnë asgjë nga vetja për të ofruar ndihmë për të tjerët, puna që bëjnë shpesh herë ua rrezikon jetën.

Zeka ka treguar se pavarësisht rrezikshmërisë së punës, fikësit e zjarrit nuk gëzojnë sigurime shëndetësore.

Ai tutje ka treguar se mosha mesatare e punonjësve është 50 vjeç e njëkohësisht përballen edhe me mungesë stafi.

Gjendje jo e mirë vazhdon të jetë edhe në sektorin privat.

Vetëm në vitin 2021 deri më tani në vendin e tyre të punës kanë humbur jetë 12 punëtorë.

E shqetësuese shifrat e vdekjeve të punëtoreve ndër vite i ka konsideruar, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Ai tutje ka treguar se nuk po punohet aspak në drejtimin e sigurimeve shëndetësore në këtë sektor.

As pjesëtarët e policisë të cilët janë në vijë të frontit në kohë trazirash nuk kanë sigurime të tilla.

(Kosova Sot Online)